Pse një ngrohës termik? Një ngrohës termik është një nga shumë pajisjet që ndihmojnë për të bërë më të lehtë jetën e një prindi, p... Lexo më shumë
9 000 L
Mosha: Fëmijë
Pse një ngrohës termik?
Një ngrohës termik është një nga shumë pajisjet që ndihmojnë për të bërë më të lehtë jetën e një prindi, pasi ngroh qumështin dhe më vonë edhe ushqimin e foshnjës në temperaturën e duhur. Prindërit e rinj e dinë problemin: duke kontrolluar vazhdimisht termometrin – a është shishja tani shumë e nxehtë apo shumë e ftohtë? Cila është temperatura ideale për qumështin? Me NUK Thermo Express Bottle Warmer këto janë gjëra të së kaluarës, në vetëm 90 sekonda qumështi do të ngrohet në temperaturën e duhur dhe të gjitha elementët e rëndësishëm ushqyes dhe vitaminat ruhen.
Çfarë duhet të keni parasysh kur blini këtë produkt?
Para se të blini këtë produkt prindërit duhet të marrin në konsideratë se në cilat situata nevojitet ngrohësi termik i ushqimit. Prindërit kalojnë shumë kohë në makinë dhe në këtë situatë ngrohësi termik NUK përshtatet lehtësisht në të.
Si ta përdorni nrohësin termik?
Përdorimi i Ngrohësit Termik është mjaft i thjeshtë: mbushni sasinë e duhur të ujit për shishe ose kavanoz qelqi në pajisje, më pas, me ndihmën e shportës vendosni ushqimin e foshnjës në ngrohësin termik. Një shtypje e butonit ngrohin ushqimin e foshnjës në temperaturën e duhur, shpejt dhe butësisht me avull në vetëm 90 sekonda *. Drita e integruar tregon se po ngroh. Sapo sasia e mbushur e ujit të ketë avulluar, pajisja fiket automatikisht. NUK Thermo Express Bottle Warmer është i përshtatshëm për të gjithë kavanozët dhe shishet e qelqit për fëmijë.
I sigurt dhe i lehtë për t`u pastruar
NUK Thermo Express Bottle Warmer është kursim hapësire dhe energjie elektrike ndërkohë që ofron siguri maksimale. Ka mbrojtje nga mbinxehja dhe fiket automatikisht pas ngrohjes – kjo ndihmon në mbrojtjen e mjedisit në të njëjtën kohë. Shporta e veçantë shërben si një mbajtëse kavanozi/shishe qelqi, me të cilën shishet dhe vazot e ushqimit të fëmijëve mund të futen lehtësisht dhe të nxirren përsëri, duke e bërë paisjen më të lehtë për t`u pastruar.
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktike, të pathye...
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...
Babytol D3 përmban vitaminë D3, esenciale për fëmijën tuaj që nga lindja. Vitamina D3 përdoret si nj...
Truri i fëmijës zhvillohet më intensivisht në 3 mujorin e parë pas lindjes. Shqisa e të parit, të dë...
Vitamina D3 përdoret si një trajtim parandalues që nga dita e 8 pas lindjes, sipas rekomandimeve ndë...
Shurupi Bimunal Imuno ka një përbërje natyrale që synon të rrisë imunitetin e fëmijës! Bimunal Imuno...
Furnizimi me acide yndyrore omega-3 DHA është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin normal të...
Formulë me efektivitet të lartë, që redukton yndyrën dhe shtimin e baktereve ndërkohë që hidraton lë...
A-Derma Exomega Control Emollient Cleansing Gel është një xhel dushi për lëkurën atopike që ndihmon ...