Teksturë e lëngshme, e cila përthithet menjëherë dhe është e krijuar për të trajtuar problematikat e lëkurave mikse/yndyrshme në m... Lexo më shumë
1 500 L
Njësia: Shishe
Sasia: 100ml, 30ml
Mosha: Të gjithë
Teksturë e lëngshme, e cila përthithet menjëherë dhe është e krijuar për të trajtuar problematikat e lëkurave mikse/yndyrshme në mënyrën më efikase të mundshme. Kjo dyshe fantastike (acid mandelik dhe acid salicilik) vepron si në sipërfaqe të lëkurës ashtu edhe brenda saj dhe ka veti anti inflamatore dhe anti bakteriale.
Të dy këta acide bashkohen nga Sarcosine, një derivat aminoacid, që ndihmon në ngushtimin e poreve të mëdha si dhe balancimin e yndyrës. Duke u përdorur rregullisht, Cheer Up lufton disa nga problemet tipike të lëkurave me tendencë akneike si poret e zmadhuara, yndyra e tepërt, pikat e zeza, aknet dhe shenjat post-akne.
Cheer Up nuk irriton dhe nuk than lëkurën dhe është miku më i mirë për lëkurat mikse/yndyrshme dhe me akne, është produkti më i shitur i Geek & Gorgeus që ka fituar cmimin Beauty Award si eksfolianti më i mirë në Hungari.
Mund të përdoret nga të gjithë, por rekomandohet veçanërisht për lëkurat mikse që luftojnë me aknet, pikat e zeza, prodhimin e tepërt të yndyrës dhe poret e zmadhuara. Është gjithashtu mjaft i butë për t’u përdorur në lëkurë të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes.
Lloji i lëkurës: Mikse, të yndyrshme, sensitive.
Problematika e lëkurës: Lëkurë akneike, pika të zeza, prodhim i tepërt i yndyrës dhe pore të zmadhuara.
Acid Mandelik – Një alfa hidroksi acid (AHA) që vjen nga bajamet e hidhura, të cilat njihen edhe për vetitë anti bakteriale. Nuk është thjesht një eksfoliant që vepron në sipërfaqe të lëkurës, por edhe lufton aknet (Veçanërisht i rekomanduar në rastin e pustulave, por ndihmon shumë edhe tek noduset e inflamuara) ashtu si edhe shenjat post akne.
Acid Salicilik (BHA) – shumë i njohur si një acid i tretshëm në vaj dhe kështu penetron yndyrën e poreve për të shkuar në thellësi të tyre dhe i pastron nga qelizat e vdekura dhe yndyra.
Sarcosine – Një përbërës aminoacidik që ndihmon me normalizimin e yndyrës (pa e tharë lëkurën, por nëpërmjet frenuesit 5α-Reductase), ngushton poret e zmadhuara dhe njëtrajtëson tonalitetin e lëkurës.
Xylitylglucoside + Anhydroxylitol + Xylitol - Humektant me bazë sheqeri që rrit mundësitë për tu lidhur me ujin dhe përforëcon barrierën e lëkurës.
Rekomandohet të përdoret menjëherë pasi pastrojmë fytyrën. Përdoreni si tonik, me një pambuk ose e përhapim direkt me duar. Shmangeni zonën rreth syve.
Mund ta përdorni çdo ditë në varësi të tolerancës së lëkurës tuaj ose një herë në 2 ditë.
Kujdes! Acidi Mandelik e bën lëkurën të ndjeshme ndaj diellit keshtu që duhet përdorur kremi i diellit në mëngjes.
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktike, të pathye...
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...
Babytol D3 përmban vitaminë D3, esenciale për fëmijën tuaj që nga lindja. Vitamina D3 përdoret si nj...
Truri i fëmijës zhvillohet më intensivisht në 3 mujorin e parë pas lindjes. Shqisa e të parit, të dë...
Vitamina D3 përdoret si një trajtim parandalues që nga dita e 8 pas lindjes, sipas rekomandimeve ndë...
Shurupi Bimunal Imuno ka një përbërje natyrale që synon të rrisë imunitetin e fëmijës! Bimunal Imuno...
Furnizimi me acide yndyrore omega-3 DHA është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin normal të...
Formulë me efektivitet të lartë, që redukton yndyrën dhe shtimin e baktereve ndërkohë që hidraton lë...
A-Derma Exomega Control Emollient Cleansing Gel është një xhel dushi për lëkurën atopike që ndihmon ...