thumbnail_id=441989&preview=true">Rich. Mos e vendosni atë direkt pas acideve eksfoluese ose pas Vitaminës C të pastë... Lexo më shumë
1 400 L
Njësia: Flakon me pikatore
Sasia: 30ml
Mosha: Të gjithë
thumbnail_id=441989&preview=true”>Rich.
Mos e vendosni atë direkt pas acideve eksfoluese ose pas Vitaminës C të pastër.
Niacinamidet janë një përbërës multi-funksional, mjaft i njohur për normalizimin e poreve të zmadhuara, qetësimin e lëkurave me tendencë akneike, forcimin e barrierës së lëkurës dhe madje edhe për ndikimin e tij në reduktimin e hiperpigmentimeve/njollave kafe. Kjo formulë përmban një sasi të konsiderueshme te niacinamideve, 10%, ideale për të përmirësuar pamjen e akneve dhe shenjave të tyre.
Për të rritur edhe përforëcuar edhe më tej fuqinë e Niacinamideve, në këtë formulë u shtuan Zink PCA dhe Sarcosine. Të dy këta përbërës shtesë janë të njohurpër vetitë e tyre në normalizimin e poreve, yndyrës dhe shenjave.
B-Bomb është një serum me një teksturë të lehtë, e cila përthithet menjëherë dhe hidraton lëkurën. Eshtë punuar shumë që tekstura të jetë mjaft elegante dhe produkti të qëndroj mirë duke u vendosur edhe me produkte të tjera në rutinë dhe mos të rripet.
Pothuajse për këdo që kërkon të shtojë Niacinamide në rutinën e kujdesit të lëkurës. Rekomandohet veçanërisht për lëkurat mikse dhe të yndyrshme.
Lloji i lëkurës:
Për të gjitha llojet e lëkurave, ideale për lëkurat mikse dhe të yndyrshme.
Tekstura:
Teksturë xhelatinore e lehtë, shtresëzohet mirë me produkte të tjera.
Niacinamide 10% – Një përbërës multifunksional që normalizon poret e zmadhuara, qetëson lëkurën e irrituar, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe redukton hiperpigmentimin.
Zink PCA – Një kombinim i vetive antibakteriale dhe normalizues të yndyrës të Zink-ut dhe molekulës humektante që gjendet në lëkurë dhe quhet PCA (shkurtimisht – Pyrrolidone Carboxylic Acid). Pra, Zink PCA ka vetitë e të dyjave duke qënë miqësor me lëkurën, nuk e than atë dhe njëkohësisht normalizon prodhimin e yndyrës.
Sarcosine – Përbërës derivat i amino-acid që punon si një i ashtëquajtur “5α-reductase” – frenues duke ndihmuar në normalizimin e prodhimit të yndyrës dhe madhësisë së poreve.
Aplikoni disa pika serumi në fytyrë pasi e keni pastruar atë, përpara se të vendosni produktet e tjera në trajtë emulsionesh apo kremrash. Mund të përdoret si në rutinën e mëngjesit ashtu edhe të mbrëmjes.
Mund të përdoret vetëm, por edhe i kombinuar me produkte të tjera që nxisin më tepër vetitë e Niacinamideve. Një kombinim perfekt do të ishte me serumet HA 5 Light
Udhëzime përdorimi
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktike, të pathye...
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...
Babytol D3 përmban vitaminë D3, esenciale për fëmijën tuaj që nga lindja. Vitamina D3 përdoret si nj...
Truri i fëmijës zhvillohet më intensivisht në 3 mujorin e parë pas lindjes. Shqisa e të parit, të dë...
Vitamina D3 përdoret si një trajtim parandalues që nga dita e 8 pas lindjes, sipas rekomandimeve ndë...
Shurupi Bimunal Imuno ka një përbërje natyrale që synon të rrisë imunitetin e fëmijës! Bimunal Imuno...
Furnizimi me acide yndyrore omega-3 DHA është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin normal të...
Formulë me efektivitet të lartë, që redukton yndyrën dhe shtimin e baktereve ndërkohë që hidraton lë...
A-Derma Exomega Control Emollient Cleansing Gel është një xhel dushi për lëkurën atopike që ndihmon ...