Neuralta Brain Power është një suplement i dizenjuar për të forcuar sistemin nervor qëndror i cili mund të dobësohet nga mosha apo... Lexo më shumë
2 500 L
Njësia: Kapsula xhelatinoze
Sasia: 30
Mosha: 20+
Neuralta Brain Power është një suplement i dizenjuar për të forcuar sistemin nervor qëndror i cili mund të dobësohet nga mosha apo si pasojë e dhimbjes kronike.
Neuralta Brain Power përmban dy fosfolipide: Phosphatidylcholine (PC) dhe phosphatidylserine (PS), të cilët janë esencialë për shëndetin tonë dhe në veçanti për sistemin nervor, pasi ato mbrojnë qelizat e trurit dhe përfshihen në transmetimin e sinjaleve nervore. Kjo formulë paraqitet në formën e kapsulave të lëngshme me Omega 3 për biodisponibilitet më të lartë.
Suplementimi me phosphatidylserine është i rëndësishëm pasi shpesh ushqimet e pasura me këtë përbërës nuk janë të mjaftueshëm në dietën tonë ushqimore (si: truri, veshkat, mëlçia dhe peshqit e yndyrshëm si salmoni).
Për shkak të pasigurisë mbi burimet e phosphatidylserines nga kafshët (të shkaktuara nga viruset që mund të gjenden në to), fosfatidilserina nuk prodhohet më nga truri i lopëve por nga soja – e cila sjell fosfatidilserinë me efikasitet të njejtë.
Neuralta Brain Power përmban 20% phosphatidylserine të derivuar nga soja.
Neuralta Brain Power gjithashtu përmban Docosahexaenoic acid (DHA), një acid yndyror i pangopur Omega-3, i cili është një komponent esencial për shëndetin tonë, pasi është një nga blloqet ndërtuese të membranave të qelizave, kontribuon në fluiditetin e tyre, fleksibilitetin dhe përshkueshmërinë. është acidi yndyror që gjendet në sasinë më të madhe në trurin tonë dhe në retinën e syrit. Luan një rol thelbësor në funksionimin e receptorëve të proteinave dhe receptorëve post-sinaptik për neurotransmetimin.
Duke qenë që që ruajtja e këtij acidi yndyror në indin tonë dhjamor është e limituar suplementimi i vazhdueshëm është mjaft i këshillueshëm.
I vendosur në shtresën e brendshme të membranave qelizore Phosphatidylserine (PS) dhe Phosphatidylcholine luajnë një rol thelbësor në formimin e strukturave membranore të neuroneve duke ruajtur fleksibilitetin e tyre dhe duke lejuar qarkullimin fiziologjik të nutrientëve. Phosphatidylserine dhe Phosphatidylcholine janë të përfshira në prodhimin dhe lëshimin e neurotransmetuesve prandaj dhe janë esencialë në parandalimin dhe trajtimin e rënies së fonksioneve të sistemit nervor qëndror dhe të gjithë simptomave të lidhura me moshën që ndikojnë në rënien e niveleve të neurotransmetuesve.
Prezenca e DHA është esenciale për sintezën e fosfatidilserinës në qelizat e trurit. Ka patur studime të zgjatura dhe prova klinike pas të cilave përfitimet e PS në shëndetin e trurit janë aprovuar nga FDA (Food & Drug Administration – institucioni përgjegjës ne ShBA). Sot në të gjithë botën PS përdoret gjerësisht si shtesë ushqimore.
Përfitimet nga DHA variojnë nga zhvillimi normal i trurit tek të porsalindurit, parandalimi i rënies së funksioneve të sistemit nervor, shëndeti kardiovaskular e der tek shëndeti i syrit dhe të parit.
Neuralta Brain Power në kapsulat likuide është një formë farmaceutike inovatore që lejon përthithje të shpejtë dhe mbron acidet yndyrore nga oksidimi. Një flluske nitrogjeni është e dukshme në kapsule: ajo bën mbrojtjen në kohë të produktit dhe lejon lëngun të lëvizë në kapsulë. Këto sjellim efikasitet, siguri dhe shpejtësi në veprim.
1 deri në 2 kapsula në ditë ose sipas udhëzimit të farmacistit apo doktorit.
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktike, të pathye...
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...
Babytol D3 përmban vitaminë D3, esenciale për fëmijën tuaj që nga lindja. Vitamina D3 përdoret si nj...
Truri i fëmijës zhvillohet më intensivisht në 3 mujorin e parë pas lindjes. Shqisa e të parit, të dë...
Vitamina D3 përdoret si një trajtim parandalues që nga dita e 8 pas lindjes, sipas rekomandimeve ndë...
Shurupi Bimunal Imuno ka një përbërje natyrale që synon të rrisë imunitetin e fëmijës! Bimunal Imuno...
Furnizimi me acide yndyrore omega-3 DHA është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin normal të...
Formulë me efektivitet të lartë, që redukton yndyrën dhe shtimin e baktereve ndërkohë që hidraton lë...
A-Derma Exomega Control Emollient Cleansing Gel është një xhel dushi për lëkurën atopike që ndihmon ...