Tre produktet tuaja të preferuara vijnë në një set të vetëm me paketim elegant. Seti përmban vajin e thatë multifunksional ,balsam... Lexo më shumë
3 760 L
Njësia: Flakon me spray, Tubet, Vazo
Sasia: 15ml, 30ml, 50 ml
Mosha: Të gjithë
Tre produktet tuaja të preferuara vijnë në një set të vetëm me paketim elegant. Seti përmban vajin e thatë multifunksional ,balsam për buzet dhe një produkt të mrekullueshëm me 3 funksione : hidratues, për heqjen e makeup-it dhe maskë.
Me 98% përbërës me origjinë natyrale, shumë-funksionësh dhe me një aromë të parezistueshme, Huile prodigeuse me një gjest të vetëm ushqen, riparon dhe mbron lëkurën, falë një përbërjeje me përqendrim unik dhe shumë të lartë me 6 vajra vegjetale të çmuara ( Lajthi, Arrë Makadamia, Borago, Millepertius, Camelia, Bajame e ëmbël) dhe vitaminë E.
Pa silikon, pa konservant, pa vajra minerale.
Mund ta aplikoni në fytyrë ,flokë dhe trup sipas dëshirës.
Përkujdesje ultra-ushqyese dhe riparuese e buzëve të dëmtuara. Kombinon mjaltin me vajrat esenciale të qitros dhe të limonit. Efektiv dhe në buzë shumë të thara dhe të dëmtuara. Balsami i shkrirë dhe me një aromë gjallëruese dhe delikate me një prekje të lehtë qitroje është produkt i domosdoshëm për tu mbajtur me vete kudo që ju shkoni.
Rezultati: Të riparuara dhe të qetësuara buzët rigjejnë butësinë e tyre.
Aplikohet çdo ditë mbi buzët dhe konturin e tyre sa shpesh të jetë e nevojshme. Në mbrëmje mund të aplikoni një shtresë më të trashë për të nxitur riparimin e buzëve gjatë natës.
Zbuloni këtë produkt të mrekullueshëm me shumë qëllime, që kombinon një krem hidratues 48-orësh, një qumësht për heqjen e makeup-it dhe një maskë rigjeneruese. Sekreti i këtij kremi magjik të pasuruar me qumësht dhe vaj të bimës së bajames së ëmbël qëndron në formulimin e tij të ri dhe strukturën e parezistueshme. Mund të aplikohet në sasi të ndryshme për të plotësuar çdo nevojë:
-Si krem: mjafton një lyerje e vogël për një nxitje hidratuese dhe një ndjesi të menjëhershme komforti.
-Si heqës make-up: përdorni ekuivalentin e dy pikave për të aktivizuar fuqinë e tij pastruese kur masazhohet në lëkurë. Ai shpërndan makeup-in dhe papastërtitë në fytyrë dhe sy. Për lëkurë të butë dhe të hidratuar.
-Si maskë: aplikojeni në një shtresë të trashë dhe lëreni të veprojë për 5 minuta një ose dy herë në javë për lëkurë më të shëndetshme dhe të plotë. Formula e saj respekton mikrobiomën e lëkurës. Lëkura duket e shëndetshme dhe plot vitalitet.
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktike, të pathye...
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...
Babytol D3 përmban vitaminë D3, esenciale për fëmijën tuaj që nga lindja. Vitamina D3 përdoret si nj...
Truri i fëmijës zhvillohet më intensivisht në 3 mujorin e parë pas lindjes. Shqisa e të parit, të dë...
Vitamina D3 përdoret si një trajtim parandalues që nga dita e 8 pas lindjes, sipas rekomandimeve ndë...
Shurupi Bimunal Imuno ka një përbërje natyrale që synon të rrisë imunitetin e fëmijës! Bimunal Imuno...
Furnizimi me acide yndyrore omega-3 DHA është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin normal të...
Formulë me efektivitet të lartë, që redukton yndyrën dhe shtimin e baktereve ndërkohë që hidraton lë...
A-Derma Exomega Control Emollient Cleansing Gel është një xhel dushi për lëkurën atopike që ndihmon ...