Loading...
Loading...

Skintegra – Nectar, esencë hidratuese

Skintegra Nectar është një esencë hidratuese e krijuar për rivitalizimin intensiv të lëkurës së lodhur dhe të dehidratuar, që ka s... Lexo më shumë

1 800 L

Ka stok

Njësia: Shishe me spray

Sasia: 150ml

Mosha: Të gjithë

Brandi: Skintegra

Përshkrimi i produktit

Skintegra Nectar është një esencë hidratuese e krijuar për rivitalizimin intensiv të lëkurës së lodhur dhe të dehidratuar, që ka shfaqur shenjat e para të plakjes në fytyrë dhe qafë. Lëkura e të gjitha llojeve (madje dhe ajo e yndyrshme), duhet të rimbushë dhe rikthejë hidratimin e humbur pasi papastërtitë të jetë larguar nga sipërfaqja e saj. Mënyra më e mirë për të ruajtur funksionin e shëndetshëm të barrierës së lëkurës është përmes një produkti të butë, mesatar, të mirëekuilibruar me një nivel pH të ngjashëm me atë të lëkurës së pasur me përbërës hidratues. Pa funksionin e saj barrierë, lëkura është më e prirur ndaj inflamacionit, irritimit dhe bllokimit të poreve.

Fillimisht duhet patur parasysh se funksioni barrierë i lëkurës është funksioni parësor dhe më i rëndësishëm i këtij organi. Lëkura e shëndetshme është fleksibël dhe pak e hidratuar në prekje dhe shërben si një mburojë rezistente ndaj stresorëve mjedisorë, irrituesve dhe alergjenëve.

Lëkurës së dehidratuar në anën tjetër i mungon hidratimi dhe shoqërohet me një ndjesi të thatësisë sipërfaqësore, shtrëngimit dhe skuamimit. Shumë shpesh, një lëkurë e tillë gabimisht konsiderohet se i përket llojit të lëkurës së thatë. Megjithatë, lëkura e thatë (në shtresat më të thella) dhe lëkura e dehidratuar (në shtresën sipërfaqësore) nuk janë të njëjta. Dehidratimi është një gjendje e përkohshme e lëkurës që mund të korigjohet lehtësisht me ndihmën e përbërësve humektantë, agjentë hidratues natyralë që gjenden në Skintegra Nektar.

  • Është hapi i dytë i nevojshëm në rutinën e kujdesit të lëkurës për të gjitha llojet e lëkurave pasi rikthen me shpejtësi hidratimin e humbur të sipërfaqes dhe ngadalëson në maksimum avullimin e saj nga lëkura, duke forcuar kështu funksionin e saj si barrierë.
  • Lufton efektet negative të ujit të fortë, që zakonisht gjendet në qytete. Përveç rihidratimit të shtresës korneale dhe në këtë mënyrë sigurimit të zbutjes së epidermës dhe deskuamimit normal të qelizave epiteliale (shkëmbimi i qelizave), luan gjithashtu një rol veçanërisht të rëndësishëm, sepse vepron si një agjent kelues që lidh jonet metalike që gjenden në ujin e fortë. Këto jone metalike reagojnë me acidet yndyrore në sebumin e lëkurës dhe së bashku formojnë një shtresë të patretshme në sipërfaqen e saj. Efekti kelues i Nektarit parandalon formimin e këtyre komplekseve të patretshme, e qartëson lëkurën dhe e bën atë më të lëmuar.
  •  Përmban një sistem unik vetë-ruajtës, duke shmangur kështu përdorimin e konservantëve klasikë dhe duke e bërë produktin shumë të tolerueshëm edhe për lëkurat më të ndjeshme.
  • Është formuluar pa shtim të parabenëve, parfumeve, alkoolit, ngjyrave artificiale dhe irrituesve të tjerë.
  • Efekt hidratues: Betaine, Glycerin, Sodium PCA, Arginine, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Glucose, Fructose, Acid glutamic, Alanine, Dextrin, Sucrose, Urea, Acid lactic
  • Veprim antiinflamator: Betaine, Aloe barbadensis leaf juice, Olea europaea leaft extract, Panax ginseng extract.
  • Veprim kundër plakjes: Cucumis sativus fruit extract, Sodium hialuronate, Arginine, Panax ginseng extract, Acid aspartic.

Aplikojeni në lëkurën e pastruar përpara hidratuesit për të rivendosur përmbajtjen e ujit dhe për të ruajtur hidratimin.

Udhëzime përdorimi

Përshtypje

Nuk ka asnjë përshtypje për momentin. Bëhu e para që ta lësh një!
Babiators - Syze Keyhole (0-2 vjeç)

Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktike, të pathye...

Price range: 3 200 L through 3 700 L
Ka stok
Babiators - Syze Navigator (0-2 vjeç)

Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...

Price range: 3 200 L through 3 700 L
Ka stok
Babiators - Syze Navigator (6 vjeç+)

Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...

Price range: 3 200 L through 3 700 L
Ka stok
4U Pharma - Babytol D3

Babytol D3 përmban vitaminë D3, esenciale për fëmijën tuaj që nga lindja. Vitamina D3 përdoret si nj...

1 600 L
Ka stok
4U Pharma - Babytol DHA Omega

Truri i fëmijës zhvillohet më intensivisht në 3 mujorin e parë pas lindjes. Shqisa e të parit, të dë...

1 853 L
Ka stok
4U Pharma - Babytol D3 + K1

Vitamina D3 përdoret si një trajtim parandalues që nga dita e 8 pas lindjes, sipas rekomandimeve ndë...

2 100 L
Ka stok
4U Pharma - Bimunal Imuno

Shurupi Bimunal Imuno ka një përbërje natyrale që synon të rrisë imunitetin e fëmijës! Bimunal Imuno...

2 043 L
Ka stok
4U Pharma - Babytol D3 + DHA Omega

Furnizimi me acide yndyrore omega-3 DHA është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin normal të...

1 900 L
Ka stok
A-Derma - Phys-Ac Global Severe Imperfections

Formulë me efektivitet të lartë, që redukton yndyrën dhe shtimin e baktereve ndërkohë që hidraton lë...

1 680 L
Ka stok
A-Derma - Exomega Control xhel larës 2 në 1

A-Derma Exomega Control Emollient Cleansing Gel është një xhel dushi për lëkurën atopike që ndihmon ...

2 080 L
Ka stok