Tachipirina Shurup 120 mg/5 ml është një medikament me bazë Paracetamolin. Tachipirina shurup mund të përdoret tek të rriturit dh... Lexo më shumë
521 L
Njësia: Flakon
Sasia: 120ml
Tachipirina Shurup 120 mg/5 ml është një medikament me bazë Paracetamolin.
Tachipirina shurup mund të përdoret tek të rriturit dhe fëmijët që peshojnë nga 7.2 kg (rreth 5-6 muaj):
Paracetamoli funksionon duke ulur temperaturen (antipiretik) dhe lehtësuar dhimbjen (analgjezik).
Gjithmonë përdorni këtë ilaç saktësisht siç përshkruhet në këtë broshurë ose siç ju ka thënë mjeku ose farmacisti juaj. Nëse nuk jeni i sigurt, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
| Pesha | Mosha (e përafërt) | Doza individuale | Doza ditore |
|---|---|---|---|
| nga 7.2kg | 5-6 muajsh | 4.5ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| nga 8kg | 7-10 muajsh | 5ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| nga 9kg | 11-14 muajsh | 5.5ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| nga 10kg | 15-19 muajsh | 6ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| nga 11kg | 20-23 muajsh | 6.5ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| nga 12kg | 2 vjeç | 7.5ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| nga 14kg | 3 vjeç | 8.5ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| nga 16kg | 4 vjeç | 10ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| nga 18kg | 5 vjeç | 11.5ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| nga 20kg | 6 vjeç | 12.5ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| nga 22kg | 7 vjeç | 13.5ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| nga 25kg | 8 vjeç | 15.5ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| nga 28kg | 9 vjeç | 17.5ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| 31-32kg | 10 vjeç | 19ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| 33-40kg | mbi 10-12 vjeç | 20ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| mbi 40kg | 12 vjeç e lart | 20ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
| – | të rritur | 20ml | Deri në 4 herë (çdo 6 orë) |
Tek fëmijët është thelbësore të respektohet dozimi i përcaktuar në bazë të peshës trupore dhe jo në bazë të moshës, e cila është e përafërt dhe e treguar vetëm për informacion. Nëse mosha e fëmijës nuk korrespondon me peshën e treguar në tabelë, referojuni gjithmonë peshës së trupit për zgjedhjen e dozës.
Për fëmijët që peshojnë më pak se 7.2 kg ekzistojnë formulime specifike të Tachipirina në treg, në veçanti, solucioni me pika Tachipirina 100 mg / ml.
Mos i jepni fëmijës tuaj Tachipirine për më shumë se 3 ditë rresht pa u këshilluar me mjekun tuaj. Mjeku duhet të vlerësojë nevojën për trajtime për më shumë se 3 ditë rresht.
Për të matur dozën që do t’i jepet fëmijës, paketa përmban një shiringë dozuese me shenja të nivelit të treguar që korrespondojnë me 1 ml, 2 ml, 3 ml, 4 ml, 4.5 ml dhe 5 ml dhe një filxhan matës me shenjat e treguara të nivelit përkatës në 5.5 ml, 6 ml, 6,5 ml, 7,5 ml, 8,5 ml, 10 ml, 11 ml, 12.5 ml, 13,5 ml, 15,5 ml, 17,5 ml, 19 ml.
Paketimi i shurupit Tachipirina është e pajisur me një kapak sigurie. Udhëzimet për hapjen dhe mbylljen janë dhënë më poshtë:
Pas përdorimit, mbylleni shishen duke shtypur fort kapakun dhe larë shiringën dhe gotën me ujë të nxehtë. Lërini të thahen, duke i mbajtur larg fëmijëve.
Në rast gëlltitje aksidentale/konsumimi të një mbidoze të shurupit Tachipirine, lajmëroni mjekun tuaj menjëherë ose shkoni në spitalin më të afërt.
Në rast rast të marrjes së dozave shumë të larta të acetaminofenit, simptomat që ju / fëmija përgjithësisht mund të përjetojnë brenda 12-48 orëve të para përfshijnë:
Mos e perdorni Tachipirina Shurup:
Si të gjitha medikamentet, Tachipirine mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo të gjithë i shprehin ato. Më poshtë janë efektet anësore të paracetamolit. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar shpeshtësinë e efekteve individuale të listuara
Ndjekja e udhëzimeve te përfshira në fleten ne paketim zvogëlon rrezikun e efekteve anësore. Nëse ndonjë prej efekteve anësore bëhet serioz, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor që nuk është i shënuar në këtë broshurë, informoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni Tachipirine. Në rastet e mëposhtme, përdorni Tachipirine me kujdes:
nëse personi që e merr vuan nga bulimia (çrregullimi i sjelljes së ngrënies me anë të së cilës një person gëlltit një sasi të tepërt të ushqimit dhe më pas përdor metoda të ndryshme për ta eleminuar)
nëse personi po mjekohet njëkohësisht me ilaçe që ndryshojnë funksionin e mëlçisë
nëse personi që merr ilaçin vuan nga mungesa e glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës (një substancë që zakonisht është e pranishme në trupin e njeriut, mungesa e së cilës mund të shkaktojë një sëmundje të gjakut)
Nëse mjeku juaj ka diagnostikuar se keni një intolerancë ndaj disa sheqernave, kontaktoni atë përpara se të merrni këtë medikament.
Mund të shkaktojë reaksione alergjike (madje të vonuara).
Mbajeni jashtë shikimit dhe arritjes së fëmijëve. Ky medikament nuk kërkon kushte të veçanta të ruajtjes. Mund të ruhet për 1 vit pas hapjes. Mos e përdorni pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim. Data e skadimit i referohet ditës së fundit të këtij muaji.
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktike, të pathye...
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...
Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...
Babytol D3 përmban vitaminë D3, esenciale për fëmijën tuaj që nga lindja. Vitamina D3 përdoret si nj...
Truri i fëmijës zhvillohet më intensivisht në 3 mujorin e parë pas lindjes. Shqisa e të parit, të dë...
Vitamina D3 përdoret si një trajtim parandalues që nga dita e 8 pas lindjes, sipas rekomandimeve ndë...
Shurupi Bimunal Imuno ka një përbërje natyrale që synon të rrisë imunitetin e fëmijës! Bimunal Imuno...
Furnizimi me acide yndyrore omega-3 DHA është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin normal të...
Formulë me efektivitet të lartë, që redukton yndyrën dhe shtimin e baktereve ndërkohë që hidraton lë...
A-Derma Exomega Control Emollient Cleansing Gel është një xhel dushi për lëkurën atopike që ndihmon ...