Loading...
Loading...

Vitabiotics – Pregnacare Plus Omega-3

Pregnacare Plus ofron një paketim të dyfishtë ku përfshihen vitaminat esenciale për shtatzani ku përfshihen dozat e rekomandu... Lexo më shumë

2 635 L

Ka stok

Njësia: Tableta

Sasia: 56

Brandi: Vitabiotics

Përshkrimi i produktit

Pregnacare Plus ofron një paketim të dyfishtë ku përfshihen vitaminat esenciale për shtatzani ku përfshihen dozat e rekomanduara të acidit folik 400mcg dhe 10mcg vitaminë D siç këshillohet nga Departamenti i Shëndetit në Angli, përgjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji, plus kaspulat me Omega-3 që ofrojnë një burim të pasur të DHA i cili kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve tek fetusi.

Formuluar për të ndihmuar nënat të mbajnë nivelet e nutrientëve në organizmin e tyre në nivelet e duhura pa vështirësinë apo konfuzionin rreth nutrientëve që duhet të marrin.

  • 28x tableta Pregnacare multi-nutricional me 400mcg acid folik
    Tabletat Pregnacare përmbajnë një kombinim të kujdesshëm të 19 nutrientëve të rëndësishëm për nënën dhe fëmijën. Pregnacare është formuluar nga ekspertë në mënyrë të tillë që çdo përbërës të jetë në nivele të sigurta. Këtu përfshihen vitamina B12, plus vitaminën D dhe acidin folik që janë në nivelet e rekomanduara për zhvillimin e bebes gjatë shtatzanisë. Acidi folik gjatë shtatzanisë zvogëlon defiçiencat e folatit tek nënat mungesa e të cilit është faktor rrisku për difektet në zhvillimin e sistemit nervor tek fetusi.
  • 28x kapsula Omega-3 me 300mg DHA
    Kapsulat përmbajnë vaj peshku me cilësi të lartë i cili është një burim i pasur me acidet esenciale tejet të rëndësishme DHA dhe EPA. DHA është veçanërisht i rëndësishëm gjatë shtatzanisë pasi kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve të fetusit. Një kapsulë e Pregnacare Omega-3 në ditë përmban 300 mg DHA, niveli i rekomanduar nga ekspertët ndërkombëtarë për nënat shtatzana dhe gjatë periudhës të gji-dhënies, plus 60mg EPA. Nuk përmban vaj peshku të ekstraktuar nga toni, peshkaqeni apo peshku shpatë pasi ai nuk rekomandohet për gratë shtatzana.
  • Vitamina D në shtatzani
    Sipas departamentit të shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar këshillohet marrja e 10mcg vitaminë D gjatë shtatzanisë dhe gji-dhënies, që është ekzaktësisht sasia që gjendet në këtë produkt.
  • Vitamina E në shtatzani
    Vitamina E kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Pregnacare përmban një sasi të vogël të rekomanduar të kësaj vitamine 4mg. Kjo është e pranishme në formën e saj natyrore që përthithet më mirë se forma sintetike.
  • Rëndësia e acideve yndyrore Omega-3
    Të rriturit mund të marrin DHA dhe EPA nëpërmjet konvertimit nga organizmi të acidit yndyror esencial ALA (alpha linoleic acid), i pranishëm në vajrat vegjetal siç është vaji i linit por ky proçes është shumë jo efiçient për organizmin. Vaji i peshkut është një mënyrë direkte dhe mjaft e besueshme e marrjes të DHA dhe EPA. Fetusi dhe i porsalinduri në hapat e parë të jetës ka nevojë të marrë këto acide yndyrore në mënyrë direkte pasi e kanë shumë të vështirë ta konvertojnë vetë nga ALA.
  • Zhvillimi i trurit dhe i syve
    DHA është acidi yndyror dominues në sistemin nervor pasi gjendet në muret qelizore në tru. Tek fetusi 60% e trurit është e përbërë nga yndyrnat ku 40% zë DHA. Ka një nevojë të rritur për DHA nga fetusi që i korrespondon një rritjeje në sasinë e DHA në tru gjatë muajve të fundit të shtatzanisë. Në lindje truri i bebes peshon sa 70% e peshës të trurit të një të rrituri dhe 15% e rritjes të trurit ndodh në vitet e para të jetës. DHA është e rëndësishme gjatë kësaj periudhe. DHA gjendet në sasi dhe më të mëdha në retinë.

Gëlltiteni me ujë ose me ndonjë pije tjetër të ftohtë me vaktin kryesor. Mos e përtypni. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Duhet të merret vetëm me stomakun plot.

  • Një tabletë në ditë (Blisteri jeshil)
  • Një kapsulë në ditë (Blisteri rozë)

Udhëzime përdorimi

Përshtypje

Nuk ka asnjë përshtypje për momentin. Bëhu e para që ta lësh një!
Babiators - Syze Keyhole (0-2 vjeç)

Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktike, të pathye...

Price range: 3 200 L through 3 700 L
Ka stok
Babiators - Syze Navigator (0-2 vjeç)

Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...

Price range: 3 200 L through 3 700 L
Ka stok
Babiators - Syze Navigator (6 vjeç+)

Syzet e diellit të Babiators për fëmijë mbrojnë 100% nga rrezet UVA/UVB dhe janë praktikisht të path...

Price range: 3 200 L through 3 700 L
Ka stok
4U Pharma - Babytol D3

Babytol D3 përmban vitaminë D3, esenciale për fëmijën tuaj që nga lindja. Vitamina D3 përdoret si nj...

1 600 L
Ka stok
4U Pharma - Babytol DHA Omega

Truri i fëmijës zhvillohet më intensivisht në 3 mujorin e parë pas lindjes. Shqisa e të parit, të dë...

1 853 L
Ka stok
4U Pharma - Babytol D3 + K1

Vitamina D3 përdoret si një trajtim parandalues që nga dita e 8 pas lindjes, sipas rekomandimeve ndë...

2 100 L
Ka stok
4U Pharma - Bimunal Imuno

Shurupi Bimunal Imuno ka një përbërje natyrale që synon të rrisë imunitetin e fëmijës! Bimunal Imuno...

2 043 L
Ka stok
4U Pharma - Babytol D3 + DHA Omega

Furnizimi me acide yndyrore omega-3 DHA është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin normal të...

1 900 L
Ka stok
A-Derma - Phys-Ac Global Severe Imperfections

Formulë me efektivitet të lartë, që redukton yndyrën dhe shtimin e baktereve ndërkohë që hidraton lë...

1 680 L
Ka stok
A-Derma - Exomega Control xhel larës 2 në 1

A-Derma Exomega Control Emollient Cleansing Gel është një xhel dushi për lëkurën atopike që ndihmon ...

2 080 L
Ka stok